Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje Ishull Lezhë

€ 150,000
Ishull Lezhë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 4 Dhoma
  • 1 Banjo
  • 120.0 m2

Përshkrimi i pronës

Ishull Lezhë, ndodhet rreth 60 km nga Tirana dhe 45 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Është një ndër zonat më turistike të Shqipërisë, e shtrirë në mes të një pylli të vogël me reliev fushor, e rrethuar plot me gjelbërim, pyje tipike bregdetare dhe laguna. Shtrihet në jug-perëndimin e qytetit të Shëngjinit dhe fare pranë qendrës së Lezhës. Afërsia me Lumin Drin dhe Detin Adriatik e bën një nga destinacionet më të vizitueshme dhe të kërkuara për banim në veriun e Shqipërisë.

Zona në të cilën ndodhet vila është e ruajtur nga UNESCO, ku nuk lejohen ndërtimet dhe gjuetia.

Vila në shitje ndodhet në një kompleks vilash të cilat janë të përshtatshme si për banim ashtu edhe për periudha pushimesh. Zona ofron qetësi, ajër të pastër, privatësi, infrastrukturë të rregullt me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode dhe të qetë.

Vilë në shitje 1-katëshe + papafingo, me sipërfaqe ndërtimi 120 m² totale + 500 m² tokë. Vila është e ndërtuar me mur tulle dhe papafingo me dru cilësor. Organizohet me ambientin e ndenjës + kuzhinë, dhomë gjumi dhe tualetin në katin përdhe dhe dy dhoma gjumi në papafingo. Vila ka dhe një oxhak funksional. E përshtatshme për banim dhe për investim.

Me certifikatë pronësie.

= 735.10
/ në muaj

735.10
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate