Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Prona është një vilë luksoze e ndërtuar me standarde të larta cilësie, duke ofruar rehati dhe komoditet maksimal për banorët. Fasada është e ventiluar me trashësi 15 cm, e ndërtuar prej mermeri, ndërsa muri perimetral ka trashësi 25 cm, duke garantuar izolim dhe siguri të plotë. Vila është e pajisur me izolim akustik të avancuar, duke përdorur materiale si Fonostop dhe Fonostrip, si dhe sistem ngrohjeje në dysheme për një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë gjithë vitit. Hapësirat e jashtme janë të organizuara në mënyrë perfekte, me tapet bari të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur, pemë hijëzuese, si selvia dhe jasemini, që krijojnë një atmosferë të freskët dhe relaksuese, si dhe një pishinë funksionale që mund të shfrytëzohet gjatë gjithë vitit. Infrastruktura e përbashkët përfshin një mur rrethues të gjelbëruar që ofron privatësi dhe estetikë, rrugë të dedikuara për çdo vilë për qasje të lehtë, si dhe një sistem sigurie 24/7 për siguri maksimale. Për më tepër, banorët mund të përfitojnë nga opsioni për të instaluar një sistem “Smart Home”, si dhe nga shërbimet e transportit të brendshëm me automjete të vogla (“buggy”). Prona është e mbrojtur nga një shërbim roje me dy turne, ndërsa mirëmbajtja mujore është 300 euro.
Vila organizohet në podrum me sipërfaqe 226.8 m2, kat përdhe me sipërfaqe 203.3 m2, kat të parë me sipërfaqe 230 m2, sipërfaqe totale 660.1 m2 ,sipërfaqe trualli 262.7 m2, 3 ballkone, 8 tualete, 5 dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, garazh, pishinë, palestër, lavanderi dhe oxhak.
Çmimi për metër katror është 2400 euro. Totali : 1584240 euro
=
7,763.88
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee