Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje Lura 1, Gjiri i Lalzit

€ 880,000
Lalëz, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 4 Dhoma gjumi
  • 5 Dhoma
  • 4 Banjo
  • 392.0 m2

Përshkrimi i pronës

Shitet vilë, e cila ndodhet brenda pyllit të gjelbëruar me pisha në kompleksin Lura 1 Rezidencë dhe fare pranë detit. Kompleksi ndodhet vetëm 150 m nga Deti Adriatik, një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Gjirit të Lalzit, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron vendodhja dhe vetëm 40 minuta nga Tirana.

Kompleksi ofron siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, bar, restorant, supermarket, palester, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, jetesë në komunitet etj.

Vila ofron rifinitura shumë cilësore, termoizolim, instalime elektrike nga më të mirat, sistem ngrohje-ftohje, ndriçim i jashtëm dhe i brendshëm, panele diellore, depozitë uji ekstra për përdorim, dritaret triplex dhe vetratat me alumin, parket cilësor, oxhak me fryrje që ngroh gjithë sistemin, mobilim nga më i miri etj. Oborri është i sistemuar shumë mirë dhe i rrethuar me gjelbërim.

Shitet vilë 2 kate e bashkangjitur + tarracë e shfrytëzueshme, me sipërfaqe totale ndërtimi 392.35 m2 + 436.8 m2 tokë, me orientimin veri-lindje-jug-perëndim. Kati përdhe organizohet nga salloni në të cilin ndodhet dhe oxhaku, me dalje në verandë, kuzhinë e veçuar + ngrënie, depo, lavanderi dhe tualet. Kati i parë ka dhomën matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi të tjera, tualet, verandë dhe një ballkon i vogël. Kati i dytë organizohet nga një dhomë gjumi, një tualet dhe tarracë që është open space. Shitet e investuar bashkë me mobilimin. Ka parkim për 2 makina.

Me çertifikatë pronësie.

= 4,312.61
/ në muaj

4,312.61
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

Compare Listings

“INF 93” Real Estate