Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje në Green Coast Resort, PALASË

Palasë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 6 Dhoma gjumi
  • 8 Dhoma
  • 5 Banjo
  • 285.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vilë luksoze në shitje në një nga rezidencat turistike dhe rezidenciale të para të këtij lloji në bregdetin shqiptar. Ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetëm 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.

Green Coast Resort do të ofrojë shërbime të ndryshme, si market, bar/kafe, restorante si “Ulliri” restorant, hotel me 5 yje, “MGallery” i pari i kësaj natyre në rivierën shqiptare, Nazar Beach Restaurant, ambiente rekreative, qendër sportive, vijë bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurt etj.

Vila është luksoze dhe unike, me një super pamje shumë të bukur të detit Jon. E pozicionuar në privatësi, vila ofron investime shumë cilësore duke filluar nga rifiniturat e brendshme (si instalimet hidraulike dhe elektrike, pllakat, hidrosanitaret, ndriçimi), mobilimi gjer në detaje etj. Ka lartësi kati, veshjet e kuzhinës dhe lavamanët janë të bëra të gjitha me mermer nga më cilësori, parket shumë i mirë, sistem kamerash, sistem ngrohje-ftohje me Chiller, pishinë etj. Bacia është e investuar me sistem vaditje dhe gjelbërim.

Vilë individuale në shitje me sipërfaqe ndërtimi 285 m² + 450 m² tokë, me pamje shumë të bukur dhe të lirë nga deti. Vila ofron dhomë ndenjeje me oxhak, kuzhinë+ngrënie, 6 dhoma gjumi, 5 tualete, 1 dhomë lojrash, depo ushqimesh, lavanderi etj.

Ka parkim të hapur për 2 makina.
Për më shumë informacion rreth pronës na kontaktoni: cel. +355 69 605 4036

= 0.00
/ në muaj

1.00
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate