Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Green Coast Village është një projekt modern që frymëzon rrjedhën e dëshiruar natyrale të jetesës së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetëm 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.
Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat, e cila është studio arkitekturore me famë ndërkombëtare, që i ka dhënë jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një tërësi.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndërtimi, infrastrukturë të standardeve evropiane, opsione për pishina private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, shërbime dhe lehtësira me dyqane, bar-restorante të markave ndërkombëtare, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurt, etj.
Vila individuale 3 katshe në shitje, me sipërfaqe ndërtimi 327.70 m2 + 146.92 m2 verandë + 15.68 m2 llozhë (490.3 m2 totale) + 513.71 m2 tokë + 26.40 m2 pishinë, me pamje shumë të bukura. Kati përdhë përbëhet nga 2 dhoma gjumi + tualetin përkatës, dhoma matrimoniale + tualeti + garderoba, tualet dite dhe lavanderi. Kati i parë përbëhet nga ambienti i ndenjës + ngrënies, kuzhina, tualeti, veranda, ballkon dhe ambient teknik jashtëm. Kati i dytë përbëhet nga dhoma matrimoniale + tualeti + garderoba + ballkon, dhoma gjumi + tualeti + ballkon dhe verandë. Parkim i hapur për 2 makina.
Parashikohet të përfundojë në Maj 2026.
=
5,537.79
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee