Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje në Qeparo

€ 490,000
Qeparo, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 5 Dhoma
  • 3 Banjo
  • 181.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vilë luksoze në shitje në një nga zonat më tërheqëse të fshatit turistik të Qeparoit, vetëm 300 metra nga bregdeti i bukur i detit Jon. Fshati është unik në stilin e tij arkitekturor dhe në historinë e tij, me shtëpitë prej guri disa katëshe që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet rrugëve me kalldrëm. Qeparoi njihet për monumente historike të vizitueshme nga turistët gjatë gjithë vitit, si Kulla e Ali Pashës që ndodhet rreth 1 km në veri të fshatit, manastire, kisha etj. Shumë shtëpi të fshatit dhe të zonës janë kthyer në shtëpi pritëse dhe hotele të vogla. Është vetëm 3 orë me makinë nga Tirana.

Vila ndodhet në një nga rezidencat më të reja elitare të fshatit turistik të bukur. Ofron punime shumë cilësore, strukturë të veçantë dhe izolime që në themel. Është e ndërtuar me gurë dekori duke iu përshtatur arkitekturës karakteristike të zonës. Vetratat janë dopio xham alumin, sistem ngrohje-ftohje me chiller, rifinitura nga më të mirat, lartësi kati gjer në 5 m në kulmin e vilës etj.

Rezidenca elitare dhe private ofron 10 vila, e cila do të jetë e rrethuar dhe me komunitet të përzgjedhur.

Vilë e bashkangjitur 3-katëshe në shitje me sipërfaqe ndërtimi neto 181 m² + 180 m² tokë. Kati përdhe ofron një apartament 1+1 dhe organizohet nga ambient ndenjeje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualet me dritare dhe veranda. Kati +1 dhe +2 është dubleks 2+1, në të cilin në katin e parë ndodhen 2 dhoma gjumi + tualeti përkatës për secilën dhe në katin e dytë ndodhet ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie dhe veranda. Secila prej apartamenteve ka hyrje të dedikuar dhe ka akses në hapësirat e gjelbëruara si dhe 1 vend parkimi.

Mundësi shumë e mirë investimi për qira afatshkurtra me Airbnb dhe Booking.
Parashikuar të mbarojë brenda dhjetorit 2024.
Për më shumë informacion kontaktoni: +355 69 605 4036

= 2,401.34
/ në muaj

2,401.34
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

€ 189,000
2 bedroom
1 bathroom
77.0 m2
details
€ 530,000
3 bedroom
3 bathroom
192.0 m2
details

Compare Listings

“INF 93” Real Estate