Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355692095950
Telefono agjentin 355692095950
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje në Residencën Cuci 2, Farke.

€ 383,100
Rruga Xhaferr Shaba, Mjull Bathore, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 4 Dhoma
  • 3 Banjo
  • 283.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vila ka një organizim prej 3 kateve dhe bodrumi.
Ka një sipërfaqe trualli prej 258 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 283 m².
Kati -1 ka një sipërfaqe prej 66 m² dhe organizohet në një ambient open space dhe një tualet.
Kati 0 organizohet në një ambient ndenjie, ambient gatimi dhe ngrenie, dhe një tualet, ka një sipërfaqe prej 65m² dhe verandë 14 m².
Kati I-rë është 76 m² dhe organizohet në tre dhoma gjumi dhe dy tualete.
Kati II-të organizohet në një ambient open space me sipërfaqe 76 m² dhe tarraca e shfrytëzueshme 67 m².

Rezidenca e re për banim është një kompleks i cilësisë së lartë, i projektuar përballë mali pitoresk të Dajtit. Është një kompleks unik që ofron standardin më të lartë të jetesës së qytetit në periferi të Tiranës. Vendndodhja e kompleksit ofron akses të drejtpërdrejtë me unazën kryesore të Tiranës, qendrën tregtare TEG, pranë Liqenit të Farkës dhe parqeve natyrore të rrethinave të qytetit.
Kjo zonë është e preferuar dhe e elitës, e karakterizuar nga komplekset rezidenciale të vilave. Ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës.

Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave të qytetit, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë. Ofron arkitekturë unike dhe bashkëkohore, orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e natyrës, duke ofruar kështu një pamje panoramike të gjerë të malit të Dajtit nga çdo vilë. Është projektuar në përputhje të plotë me standardin e ndërtimit “Eurokode” për të qenë një ndër ndërtimet më të cilësuara në zonën e Farkës.

Lartësitë e ulëta të vilave përshtaten me kontekstin suburban të zonës, duke u ndërtuar në përputhje me relievin e tokës për të siguruar një pamje ku asnjë vilë nuk pengon pamjen e tjetrës. Ka hapësira të mëdha parkimi të rrethuara nga kopeshtet e gjelbëruara dhe shërbime të garantuara. Ofron siguri maksimale 24 orë, privatësi dhe vend parkimi.

Çmimi i shitjes: 383,100 euro.

= 1,877.46
/ në muaj

1,877.46
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

Elite Properties