Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje në San Nicolas" Resort, Palasë

€ 990,000
Palasë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 4 Dhoma
  • 3 Banjo
  • 219.0 m2

Përshkrimi i pronës

Rezidenca turistike dhe rezidenciale ndodhet në bregdetin Shqiptar, në një zonë unike dhe elitare, vetëm 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Me vendndodhje fantastike dhe pamje shumë të bukur, e bën një nga vendet ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.

“San Nicolas” do të ofrojë 2 plazhe të dedikuara, shërbime të ndryshme si ambiente tregtare, një hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, godinë shërbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qendër sportive, vijë bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve evropiane, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurt, etj.

Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopio xham, parapetet e ballkonit me xham, veshje të murit me gurë të zonës, orientim lindje – perëndim që do t’i japë një ndriçim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.

Vilat individuale në shitje kanë 2 kate me sipërfaqe ndërtimi 219.4 m2 + 560 m2 tokë, me orientim jug-lindje-perëndim-veri dhe pamje të bukura nga deti Jon. Kati përdhë organizohet nga ambienti i ndenjës, kuzhina pak e veçuar + ngrënja, tualeti dhe veranda. Kati i parë organizohet nga dhoma matrimoniale + tualet me dritare + ballkon, 2 dhoma gjumi dhe tualet dite me dritare.

Vila disponon pishinë dhe 2 vende për parkim.
Në çmim është përfshirë ndërtimi i pishinës karabina.
Mundësi financimi deri në 60% të vlerës.
PARASHIKOHET TË PËRFUNDOJË NË DHJETOR 2025.

https://youtu.be/ec6XzarJXXw

= 4,851.69
/ në muaj

4,851.69
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate