Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
- Kategoria Vila
- 1,487.0 m2
Përshkrimi i pronës
Një mundësi e shkëlqyer për të bërë investimin tuaj të jetës, në një nga rezidencat më të lakmuara në zonën pranë liqenit të Farkës. Rolling Hills Liqeni – ku detajet bëjnë diferencën dhe jeta juaj gjen harmoninë e përkryer. Lundroni në bukurinë e liqenit të Farkës me të dashurit tuaj! Në Rolling Hills Liqeni, vila juaj ofron mundësinë e përsosur për të jetuar pranë natyrës dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme me familjen.
Ky kompleks shtrihet në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit, larg zhurmave dhe smogut, e cila karakterizohet nga një arkitekturë unike në harmoni të plotë me natyrën, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante të njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranën, Qendrën Tregtare TEG etj.
Falë vendodhjes perfekte, kompleksi ju jep mundësinë të shijoni pamjet e peizazhit kodrinor rural, Liqenit të Farkës, malit të Dajti dhe brezit të gjelbër të zonës.
Rezidenca është projektuar me materiale ekologjike dhe arkitekturë moderne të ndërthurur më së miri me relievingun, peizazhin natyror dhe me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, vendosja e dritareve/vetratave në fasada, sistem i grumbullimit/largimit të ujrave të shiut nga tarraca/ballkoni/veranda, nënshtresë betoni e armuar për pjesën e parkimit, gjelbërim dhe ndriçim i parcelave, sistem vaditjeje, infrastrukturë e përbashkët e rezidencës dhe trotuare mes vilave të sistemuara, kangjella ndarëse midis parcelave dhe punime civile te pishinave. Banorët e rezidencës do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë të gjithë rekreacionet që ofron ky park, duke filluar me sportet ujore, pistën e vrapimit prej 7 KM, pistën e çiklizmit prej 6.5 KM dhe një sipërfaqe të konsiderueshme për kënde lojrash, privatësi, siguri dhe administrim 24 orë, komunitet elitar etj.
• Për më shumë informacion, më kontaktoni në 0698868169.
=
7,523.36
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee