Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje, Rolling Hills Liqeni

€ 500,819
Tirana, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 4 Dhoma
  • 3 Banjo
  • 184.4 m2

Përshkrimi i pronës

Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit të saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, një vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofrojë jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetëm 5 minuta nga TEG, me akses të drejtpërdrejtë me Unazen Lindore, 10 minuta nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe me akses të dyfishtë me qytetin e Tiranës nëpërmjet rrugës dytësore, pranë hyrjes së kompleksit.

Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por një qendër e vërtetë komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjatë gjithë kohës. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.

Avantazhet e pronës: Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës.
Park të gjelbëruar me hapësira rekreative, kënd lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe
Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj , të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë shërbime të nevojshme.
Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura.
Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara.
Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.
Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta.
Komunitet i përzgjedhur banorësh.
Rezidencë e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.

Vilë individuale në shitje 2 katshe, me sipërfaqe totale ndërtimi 184.36 m2 + 379.07 m2 oborr. Kati perdhe ka sallonin + ambient ngrënie + kuzhinë, ambient për zyrë dhe tualeti. Kati i pare organizohet nga dhome matrimoniale + garderobe + tualet me dritare + verandë, 2 dhoma gjumi dhe tualeti me dritare. Vila ka dhe 2 poste parkimi të hapura.

Parashikuar të mbarojë në Dhjetor 2025.

Detajet e jashtme
Ballkon
Garazh
Oborr i përparmë

= 2,454.36
/ në muaj

2,454.36
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate