Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje , Rolling Hills

Rolling Hills, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 5 Dhoma gjumi
  • 8 Dhoma
  • 4 Banjo
  • 600.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vilë luksoze në shitje me arkitekturë neoklasike ndodhet në Rolling Hills Residence, një nga vendbanimet më cilësore, elitare dhe të preferuar të Tiranës. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne me fasada xhami të mëdha, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj.

Rolling Hills Residence e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jetesës elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 15 min me makinë nga qendra e Tiranës.

Vila në shitje ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit, oborrit dhe të zonës fale numrit të madh të dritareve dopio xham termike, ballkoneve, verandës dhe vetratave. Ofron punime shumë cilësore, vetrata shtesë, parket druri cilësor, oxhak funksional, sistem qendror alarmi, 8 kamera të jashtmje, sistem ngrohje-ftohje me Chiller, sistemim dhe gjelbërim i pajisur me impiant vaditjeje dhe mobilim shumë cilësor

Vilë në shitje 2 katshe + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 600 m2 + oborr të gjelbëruar 795 m2 (mundësi për tu zgjeruar duke blerë tokë nga komshiu). Në katin përdhe vila organizohet nga një sallon i madh me oxhak funksional, ambientin e ngrënies, guzhinën e vecuar, dhomë miqsh, tualet dite, dhomë matrimoniale + tualetin me dritare dhe dalja në verandë. Kati dytë ofron sallon ndenje të bollshëm, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet dhe me dalje në verandë, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dite me dritare dhe verandë. Kati -1 ofron ambient pritje dhe ndenje me dalje në llozhe dhe në verandë, ambient për librari, lavanderi, dhomë teknike, 1 tualet dhe kantinë vere. Vila ofron parkim të hapur për 2 makina dhe lartësi kati deri në 4.2 m. Shitet pjesërisht e mobiluar. Eshtë me qira të garantuar 5500 Euro/muaji.

Me certifikatë pronësie.
Për më shumë informacion kontaktoni.

Detajet e jashtme
Ballkon
Garazh
Oborr i përparmë
Shërbimet komunale
Ajër i kondicionuar
Sistem Ngrohje
Karakteristika të tjera
Hipotekë

= 0.00
/ në muaj

1.00
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate