Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Vilë luksoze elitare në shitje te Green Coast Village, një projekt modern që frymëzon rrjedhën e dëshiruar natyrale të jetesës së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetëm 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.
Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat, e cila është studio arkitekturore me famë ndërkombëtare që i ka dhënë jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një e tërë.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali, me cilësi të lartë ndërtimi, infrastrukturë të standardeve europiane, opsione për pishinë private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, shërbime dhe lehtësira me dyqane, bar-restorante të markave ndërkombëtare, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurt etj.
Vilë elitare në shitje, me sipërfaqe ndërtimi 334.46 m² + 51.98 m² verandë + 49.31 m² pishinë + 885 m² tokë, me pamje të bukur nga deti. Kati përdhe organizohet nga ambienti i ndenjes + ngrënie, kuzhinë e veçuar e hapur dhe e mbyllur, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare, dhomë gjumi tjetër + tualet, tualet, depo, lavanderi dhe veranda. Kati i parë përbëhet nga 3 dhoma gjumi secila me tualetin dhe garderobën përkatëse, një holl i madh dhe 2 ballkone të cilat lidhen me 2 nga dhomat e gjumit që janë me pamje nga deti. Parkim të hapur për 3 makina.
Vila është me pishinë dhe me vend për ashensor.
Parashikuar të mbarojë në maj 2026.
=
0.00
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee