Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje tek Lura 1, GJiri i Lalzit

Lalëz, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 4 Dhoma gjumi
  • 5 Dhoma
  • 3 Banjo
  • 366.0 m2

Përshkrimi i pronës

Shitet vilë me pamje shumë të bukur nga deti, ndodhet në brezin e parë, brenda një pylli të gjelbëruar me pisha në kompleksin Lura 1 Rezidencë. Kompleksi ndodhet vetëm 300 m nga Deti Adriatik, një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Gjirit të Lalzit, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron vendodhja dhe vetëm 40 minuta nga Tirana.

Kompleksi ofron siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, bar, restorant, supermarket, palestër, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, jetesë në komunitet etj.

Vila ofron rifinitura shumë cilësore në tërësi si: fasadë me tende bioklimatike me ventilim, instalime elektrike nga më të mirat, sistem ngrohje-ftohje me chiller, ndriçim i jashtëm dhe i brendshëm, panele diellore, depozitë uji 3T ekstra për përdorim, sistem vaditje me ujë pusi, dritare triplex dhe vetrata me alumin, parket cilësor me dru, oxhak druri funksional, veranda dhe pishina janë bërë të reja në 2022, tualeti në katin përdhe është rinovuar në 2023 dhe rinovimet e tjera janë bërë pothuajse të gjitha në vitin 2017. Oborri është i sistemuar shumë mirë dhe i rrethuar me gjelbërim, në të cilën ndodhet dhe pishina me sipërfaqe 40 m².

Vila është e bashkangjitur por duket si individuale për arsye të funksionalitetit, verandës dhe bacës.

Shitet vilë unike luksoze 2 kate + tarracë e shfrytëzueshme, ndodhet në brezin e parë, me sipërfaqe totale ndërtimi 243.82 m² + 122 m² verandë + tokë reale 1548 m² (571.72 m² me dokumenta) me orientimin veri-lindje-jug-perëndim. Kati përdhe organizohet nga salloni me pamje nga deti, në të cilin ndodhet dhe oxhaku, ka dalje në verandë me sipërfaqe 122 m² e sapo investuar, kuzhinë e veçuar + ngrënie, ka dhe një kënd ngrënieje, depo, dhomë gjumi dhe tualet me dritare. Kati i parë ka dhomën matrimoniale me pamje nga deti dhe gjelbërimi + tualet me dritare + ballkon, 2 dhoma gjumi të tjera dhe tualet me dritare. Tarraca është e aksesueshme me shkallë. Shitet e investuar bashkë me mobilimin.

Vila disponon pishinë dhe 2 vende parkimi në pjesën anësore të shtëpisë të cilat janë të mbrojtura nga dielli.

Me çertifikatë pronësie.
Për më shumë kontaktoni: +355 69 605 4036

= 0.00
/ në muaj

1.00
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

Compare Listings

“INF 93” Real Estate