Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
West Home Residence, një rezidence e re e cila shtrihet mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër në zonën e Farkës, vetëm 5 minuta nga liqeni i Farkës. Ndodhet 14 minuta nga qendra e Tiranës, 2 minuta nga qendra tregtare TEG dhe me akses të shpejtë në të gjithë qytetin për shkak të afërsise me unazën e madhe. Vetëm 10 min nga liqeni i Tiranës, Parkut më të madh në Tiranë për fëmije dhe të rritur.
Falë vendodhjes perfekte dhe e pozicionuar mes natyrës në harmoni të plotë me dinamiken e zonës, rezidenca ju jep mundësinë të shijoni pamjet e peisazhit kodrinor rural, malit të Dajtit dhe brezit të gjelbër të zones, për një jetese elitare. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante të njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranën dhe zonat perreth.
West Home Residence ofron teknologjinë më të fundit në të gjitha aspektet e ndërtimit, arkitekturë moderne me standarte luksoze ndërkombëtare, densitet të ulet ndërtimi dhe fasadë e ventiluar, teknologji Smart Home dhe eficiencë energjitike. Ka orientim Lindje/Perëndim, pishinë personale dhe parking të dedikuar. Rezidenca është e rrethuar me mur perimetral dhe administrim e siguri 24 orë me kamera dhe post roje, kurim i hapësirës së gjelbërt, komuniteti të përzgjedhur etj.
Vile elitare në shitje 3 katshe me sipërfaqe totale ndërtimi 280.87 m2 + 332.88 m2 oborr + pishinë. Kati -1 organizohet nga ambient open space që mund të shfrytezohet si ambient ndenje+kuzhinë etj, palester, dhomë teknike, lavanderi dhe tualeti. Kati perdhe organiozhet nga ambienti i ndenjes i madh, kuzhinë, tualet me dritare dhe veranda. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë+tualet me dritare + verandë, 2 dhoma gjumi, tualet me dritare dhe veranda.
Vila ka pishinë dhe 3 poste parkimi.
Faza e parë është parashikuar të përfundojë në Prill 2025.
=
2,609.62
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee