Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje, West Home Residence

€ 445,000
Rruga Agallareve, Farkë e Vogël, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 5 Dhoma
  • 4 Banjo
  • 236.0 m2

Përshkrimi i pronës

West Home Residence, një rezidence e re e cila shtrihet mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër në zonën e Farkës, vetëm 5 minuta nga liqeni i Farkës. Ndodhet 14 minuta nga qendra e Tiranës, 2 minuta nga qendra tregtare TEG dhe me akses të shpejtë në të gjithë qytetin për shkak të afërsise me unazën e madhe. Vetëm 10 min nga liqeni i Tiranës, Parkut më të madh në Tiranë për fëmije dhe të rritur. Falë vendodhjes perfekte dhe e pozicionuar mes natyrës në harmoni të plotë me dinamiken e zonës, rezidenca ju jep mundesinë të shijoni pamjet e peisazhit kodrinor rural, malit të Dajtit dhe brezit të gjelbër të zones, për një jetesë elitare. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante të njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranën dhe zonat perreth.

West Home Residence ofron teknologjinë më të fundit në të gjitha aspektet e ndertimit, arkitekturë moderne me standarte luksoze ndërkombëtare, densitet të ulet ndërtimi dhe fasade e ventiluar, teknologji Smart Home dhe eficiencë energjitike. Ka orientim Lindje/Perëndim, pishinë personale dhe parking të dedikuar. Rezidenca është e rrethuar me mur perimetral dhe administrim e siguri 24 orë me kamera dhe post roje, kurim i hapësirës së gjelbërt, komunitet të përzgjedhur etj.

Vilë e bashkangjitur në shitje 3 katshe+bodrum, me sipërfaqe totale ndërtimi 235.81 m2 + 138.82 m2 oborr. Kati -1 organizohet nga ambient open space që mund të shfrytëzohet si ambient ndenje+kuzhinë, lavanderi etj. palester dhe tualeti. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, tualet me dritare dhe veranda. Kati i parë organizohet nga 2 dhoma gjumi, korridori, tualet me dritare dhe veranda. Kati i dytë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet me dritare + verandë.

Vila ka 2 poste parkimi.
Faza e parë është parashikuar të perfundoje në Prill 2025.

Detajet e jashtme
Ballkon
Garazh
Oborr i përparmë

= 2,180.81
/ në muaj

2,180.81
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate