Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta ne Shqiperi, e cila ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili laget nga dy detet, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim super i këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme te zones. Ka një pozicion strategjik me aksese të shumta të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afersi, sic është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlores dhe Tuneli i Llogarase, Bypass-i i Vlores, boshti Sarande-Himare, bypass-i i Fierit dhe vetem 102 km larg nga Tirana.
Fale vendodhjes pranë detit ky projekt unik dhe i pari në vend me këtë koncept, është konceptuar nga një nga studiot arkitekturore më të mira me 17 cmime nderkombetare, Studio projektuese belge XDGA-Xaverr de Geyter. Një destinacion i klasit botërore me zhvillim urban që nderthur jetesen me sherbime të ndryshme. Një marine e nivelit të lartë për Jahte dhe super Jahte.
Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, Hotele me 5 yje, njesi tregtare & sherbime, Marinen (Yacht club, sherbime te marines dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, Plaza, plazhe private dhe publike, njesi tregtare dhe sherbime, vende parkimi etj.
Avantazhet e VLORA MARINA
Vendndodhje në qendër të qytetit, 10 minuta nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës
Marina e parë shqiptare e klasit botëror, concept i ri jetese brenda dhe pranë saj
Klub Jahti, sherbime per marinen si dhe 438 vend ankorimi
Destinacion i ri turistik ndërkombëtar, afer 120 plazheve natyrore
Plazh i dedikuar
Menaxhimi i Marines nga Yaht Club dhe Dimarina
Marriot Hotel me plazh të dedikuar
Pranë monumenteve historike të UNESCO-s
Zonë e rijetëzuar që lidh qytetin me një prej pikave të rëndësishme si Parku i Sodës
Apartamente premium me pamje nga deti me veranda private dhe dritë natyrale
2 Hotele me 5 yje nga brande të njohura ndërkombëtare
Standarte të larta dhe bashkëkohore ndërtimi
Vend ulje për helikopter me akses të lehtë nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës
Hapësirë parkimi shtesë për apartamentet premium
Programi i shkëmbimeve për pushime
Zona më e mirë për qira sipas operatorëve turistikë
Të ardhura të garantuara falë Programit të Qiradhënies
Financim për Pronën pa kolateral
Rritje e vlerës së pronës me kalimin e kohës
Brande të restoranteve, bareve dhe dyqaneve ndërkombëtare
SPA, qendra Wellness, pishinë të brendshme
Ambient për fëmijë dhe zona argëtimi
Shumëllojshmëri shërbimesh, etj.
Shërbime mirëmbajtje gjatë gjithë vitit dhe siguri 24/7
5 godina me apartamente 12-15 katshe dhe 3 godina tek C3
Ofrohen për shitje apartamente, njesi tregtare, depo dhe parkingje:
Apartamentet 1+1 variojne me siperfaqe nga 81.7 m2 – 115.4 m2
Apartamentet 2+1 variojnë me sipërfaqe nga 110.90 m2 – 168.2 m2
Apartamentet 3+1 variojnë me siperfaqe nga 162.90 m2 – 190.3 m2
Faza e pare e projektit është parashikuar të mbaroje në 2026
=
0.00
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee